Premte, 25 Tetor 2024, 09:40

"Qetë"

FOTO: Facebook/ Robi

Madhësia e shkronjave

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e pranishme dashuria dhe rëndësia e personit pranë nesh. Videoja na kujton se sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është të jesh i kujdesshëm në rrugë. Ja se çfarë na tha Robi për këngën e tij “Qetë”:
"Kjo nuk është vetëm një këngë tjetër e imja, por një mundësi për të shprehur diçka të rëndësishme që shpresoj se do të arrijë shumë njerëz. Më vjen mirë që me videon mund të mbështes një kauzë si kjo për sigurinë rrugore. Nëse me muzikën time mund të bëj qoftë edhe një njeri për të menduar, atëherë ia kam arritur qëllimit”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип