Artikull
Ministritë e brendshme të Bullgarisë dhe Kosovës po forcojnë kontaktet e drejtpërdrejta
Premte 25 Tetor 2024 14:16
Premte, 25 Tetor 2024, 14:16
FOTO: Ministria e Brendshme
Madhësia e shkronjave
Në kuadër të formatit të zgjeruar të konferencës ministrore të Forumit të Salzburgut në Sofje, ministri i punëve të brendshme Atanas Ilkov u takua me homologun e tij kosovar Xhelal Sveçla. Të dy vlerësuan mirë nivelin ekzistues të bashkëpunimit, duke shprehur gatishmërinë për të forcuar kontaktet e drejtpërdrejta dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, me synimin për të luftuar më efektivisht krimin dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve të dy vendeve. Ministri Sveçla e cilësoi Bullgarinë si partner strategjik të Kosovës në rajon dhe theksoi se dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe dy ministritë e punëve të brendshme kanë sfida dhe qasje të ngjashme për zgjidhjen e tyre.
Publikoi / Publikuan: БНР екип