Deri në orën 11:40, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori 11 sinjale për shkelje në votimin për parlamentin e ri. Gjithashtu u dorëzuan 35 vendime të komisioneve rajonale zgjedhore për pezullimin e votimit me makinë. Më së shumti raste janë në rajonin e qyteteve Haskovo, Bllagoevgrad dhe Plovdiv. Arsyet e mospërdorimit të pajisjeve janë fletëvotimet e pashtypura, ekrani nuk funksionon, probleme me softuerin, mosleximi i kartelës smart, mungesa e energjisë elektrike. KQZ-ja mori edhe raporte telefonike se disa komisione sektoriale nuk vendosin dy vula në anën e pasme të fletëve të votimit në letër ose një në ato të votimit me makinë, gjë që i bën ato të pavlefshme. Me këtë rast, zëdhënësja e Komisionit, Rosica Mateva, u kujtoi të gjitha Komisionet Sektoriale Zgjedhore që të respektojnë me përpikëri udhëzimet metodologjike.