Shënojmë 165 vjet nga lindja e gjuhëtarit Aleksandër Ballan

Dielë, 27 Tetor 2024, 14:25

Aleksandër Teodorov-Ballan

Aleksandër Teodorov-Ballan

FOTO: bulgarianhistory.org

Madhësia e shkronjave

Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e mesme të Bollgradit. Ai studioi filologji sllave dhe çeke në Universitetin e Karlit në Pragë. Në Lajpcig studioi greqisht, latinisht dhe gjermanisht. Në Pragë mbrojti doktoratën me temën “Për tingullin “ь” në gjuhën moderne bullgare”. Më 1889 Ballani u zgjodh rektor i parë i Shkollës së Lartë - sot Universiteti i Sofjes, dhe në vitin 1945 u bë akademik. Ai është autor i mbi 900 artikujve, raporteve, studimeve dhe librave. Vdiq më 12 shkurt 1959 në moshën 99-vjeçare.