Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë numër 1 në skemën kryesore, mposhtën britaniket Chloe Birch dhe Estelle Van Leeuwen në finale me 21:15, 21:18 në 43 minuta. Kështu Bullgaria e mbyll garën me dy çmime, pasi Stefani Stoeva fitoi medaljen e bronztë në teke. Trajnerja e motrave është Petja Nedellçeva-Hranova, sportistja më e dekoruar bullgare në këtë sport. Në turne morën pjesë edhe katër bullgare të tjera - Kallojana Nallbantova, Hristomira Popovska, Mihaella Çepisheva dhe Cvetina Popivanova, të cilat arritën në çerekfinale.