Artikull
Depoja e vetme bullgare e gazit "Çiren" është 100% e mbushur
Hënë 28 Tetor 2024 13:28
Hënë, 28 Tetor 2024, 13:28
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Depoja nëntokësore e gazit "Çiren" tashmë është e mbushur 100% sa i përket kapacitetit teknik të magazinimit, njoftoi operatori i gazit "Bulgartransgaz". Sipas rregullores evropiane për garantimin e sigurisë së furnizimit me gaz gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes, depozitat e gazit në vendet e BE-së duhet të mbushen në të paktën 90% të vëllimit të tyre deri më 1 nëntor.
E vetmja depo bullgare e gazit është thelbësore për sigurinë energjetike të Bullgarisë dhe vendeve të rajonit të Evropës Juglindore. Gjithsej 12 kompani, 7 bullgare dhe 5 ndërkombëtare, depozitojnë gaz natyror në të.