LAJME

Artikull

GALLUP: Sipas 57% të bullgarëve, rezultati i zgjedhjeve në SHBA do të prekë Bullgarinë

Martë, 29 Tetor 2024, 14:39

Donald Trump dhe Kamala Harris

Donald Trump dhe Kamala Harris

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në SHBA po afrohen zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave do të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallë globale. Lidhur me këtë rast Agjencia e Sondazheve “Gallup International” bërë një anketim në 43 shtete rreth qëndrimeve ndaj Donald Trump dhe Kamala Harris. “Gallup International Balkan” u përfshi në sondazh, duke anketuar qëndrimet e bullgarëve mbi këtë çështje. Rezultatet tregojnë se nëse bullgarët do të përballeshin me dilemën elektorale “Donald Trump apo Kamala Harris”, shumica do të preferonte Trump. Ai do të merrte 49% dhe Harris 36%. Vetëm 15% e të anketuarve nuk deklarojnë preferencë për ndonjë nga kandidatët. Në të njëjtën kohë, shumica e bashkatdhetarëve tanë besojnë se beteja për Shtëpinë e Bardhë është e një rëndësie thelbësore për vendin tonë dhe do të ndikojë në atë që po ndodh në aspektin ekonomik dhe politik - 57%. Vetëm 12% mendojnë se ngjarjet përtej oqeanit nuk do të kishin një ndikim të tillë dhe 7% e vlerësuan ndikimin e tyre si të vogël.
Në shkallë ndërkombëtare, mbështetësit më të shumtë të Donald Trumpit janë në Serbi - 59%, dhe i Kamala Harris - në Danimarkë - 85%.

Publikoi / Publikuan: БНР екип