Artikull
Sipas IPI, pushtetarët e rinj duhet të marrin vendime jopopullore
Mërkurë 30 Tetor 2024 08:27
Mërkurë, 30 Tetor 2024, 08:27
Petër Ganev
FOTO: Borisllava Borisova
Madhësia e shkronjave
Ekonomisti nga Instituti për Ekonominë e Tregut (IPI) Petër Ganev anoncoi për BNR-në Librin e tyre të Bardhë për ekonominë bullgare - "Zhbllokimi i rritjes: rruga përpara pas zgjedhjeve". "Ne duhet të kërkojmë marrëveshje dhe të miratojmë një buxhet, që të mos hyjmë një vit tjetër pa buxhet, gjë që është rrezik", tha Ganev. “Duhet të ketë një marrëveshje rreth qëllimit të madh për të mos tejkaluar një deficit prej 3%. Në afat të mesëm, deficiti duhet të zhduket. Kjo do të thotë kontroll i kostos”, beson ekonomisti. Vendimet jopopullore janë përpara, çdo shpenzim duhet të shoqërohet me shkurtim buxheti në një sektor tjetër, por nuk do të ketë ngrirje të rritjes së pagave dhe pensioneve në 2025. Taksat nuk do të rriten, por duhet ulur administrata shtetërore, theksoi Ganev. Sipas tij, Eurozona po afrohet. Dhe parashikimet janë për datën 1 janar 2026, tha eksperti.