LAJME

Artikull

Kryeministri në detyrë bëri thirrje për formimin më të shpejtë të një qeverie të rregullt

Mërkurë, 30 Tetor 2024, 10:38

Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

U bëjmë thirrje politikanëve për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv, sepse është në dorën e tyre që të formojnë një qeveri të rregullt dhe të qëndrueshme, çka e dëshirojmë të gjithë, deklaroi në fillim të mbledhjes së qeverisë në detyrë kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev.
Shpresojmë që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të konstituohet më shpejt dhe të formohet një qeveri e rregullt dhe stabile, e cila do të ketë mbështetje politike dhe do të mbajë përgjegjësi politike, tha Gllavçev. Lidhur me drejtësinë e votimit, ai përmendi raportin e vëzhguesve nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, në të cilin theksohet: “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 27 tetor në Bullgari ishin konkurruese dhe të menaxhuara në mënyrë profesionale nga administrata zgjedhore. Mirëpresim organizimin e mirë të zgjedhjeve dhe përpjekjet e pandërprera të zgjedhësve të rraskapitur nga cikle të pafundme zgjedhjesh të përsëritura”. Kryeministri theksoi se sipas Ligjit për Financat Publike, afati për dorëzimin e buxhetit në Kuvendin Popullor është 31 tetori, por për shkak të parlamentit të ri që mezi tani do të formohet, paraqitja do të vonohet.