LAJME

Artikull

SHBA sanksionoi 3 kompani në Bullgari për eksporte të ndaluara në Rusi

Enjte, 31 Tetor 2024, 07:28

SHBA sanksionoi 3 kompani në Bullgari për eksporte të ndaluara në Rusi

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të vazhduar luftën në Ukrainë. Përmenden 3 kompani me seli në Bullgari. AIR LEO M AND E OOD nga Varna u ka shitur mikroelektronikë dhe avio-komponentë kompanive ruse. Pronari i kompanisë është Veselin Isakov, i cili mësoi për sanksionet nga BNR dhe kërkoi kohë për të komentuar. Isakov ka gjithashtu një kompani me një emër të ngjashëm, AIR LEO në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila është gjithashtu në listën e të sanksionuarve. Dy kompanitë e tjera janë “Mirex BG” Sh.P.K dhe GNO Investment në pronësi të biznesmenit turk Jozgur Hasan Çelik. Sipas SHBA-së, përmes kompanive të tij në Bullgari.