LAJME

Artikull

PP-DB nuk do të mbështesë një qeveri me kryeministrin Bojko Borisov

Enjte, 31 Tetor 2024, 12:47

Nikollaj Denkov

Nikollaj Denkov

FOTO: Ivan Rusllanov

Madhësia e shkronjave

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, duhet të përgjigjet qartë nëse ai do ta largojë Deljan Peevskin nga shoqëria e tij dhe do t'i rikthehet zhvillimit evropian të Bullgarisë, apo do të punojë me Deljan Peevskin dhe do ta çojë Bullgarinë drejt një diktature siç po përpiqet të vendosë aktualisht Peevski. Një thirrje të tillë në eterin e BNR-së e bëri ish-kryeministri Nikollaj Denkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Ai konfirmoi se forca e dytë në parlamentin e ardhshëm bullgar PP-DB nuk do të mbështesë një qeveri me kryeministër Bojko Borisov sepse nuk i besojnë atij. Koalicioni gjithashtu vazhdon të këmbëngul për një kandidat për kryeministër që qëndron në distancë të barabartë nga të gjitha forcat parlamentare. Denkov ishte kategorik, se PP-DB nuk është e hapur për një qeveri me pjesëmarrjen e "Vëzrazhdane", pasi kjo do të ishte në kundërshtim me rrugën evropiane të Bullgarisë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип