Premte 1 Nëntor 2024 09:51
Premte, 1 Nëntor 2024, 09:51
Shën Anargjirët Kozma e Damian
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël. Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre Teodotia - një e krishterë, i konfirmoi ata në virtytet e krishtera, u përfshi më pas në fytyrat e shenjtorëve. Të dy vëllezërit studiuan vetitë shëruese të bimëve të ndryshme dhe u bënë të famshëm si shërues. Zoti Jezus i pajisi me një fuqi shëruese të mrekullueshme, në saj të së cilës ata i trajtonin njerëzit dhe bagëtinë falas. Një tempull u ndërtua më vonë mbi varrin e tyre, ku u kryen mrekulli me ndërmjetësimin e tyre qiellor lutës.
Në Bullgari, shenjtorët vlerësohen në mënyrë të veçantë. Shumë kisha dhe manastire ortodokse i kushtohen Shenjtorëve të Anargjirë Kozma dhe Damian. Ndër to janë Manastiri pranë qytetit Sandanski dhe Manastiri në Kukullen "Shën Anargjirët Kozma e Damian".
Me 1 Nëntor ditë të emrit kanë Damian, Damianka, Kuzman, Kozma... Urime!
Publikoi / Publikuan: БНР екип