Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Të shtunën do të jetë me diell dhe me erë, të dielën temperaturat do të pësojnë rënie
Premte 1 Nëntor 2024 17:35
Premte, 1 Nëntor 2024, 17:35
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell por me erë. Maksimumi do të jetë nga 20° deri në 25°, në Sofje - rreth 20°. Vranësirat nga veri-verilindja do të fillojnë të shtohen në mbrëmje.
Në zonat malore do të mbajë mot me diell me erë mesatare deri të fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 18°, në 2000 m - rreth 11°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri në 22 gradë. Uji i detit është 17-18°.
Temperaturat gjatë ditës së diele do të pësojnë rënie të ndjeshme me mbi 10° dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 13°.
Publikoi / Publikuan: БНР екип