Artikull
Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore
Shtunë 2 Nëntor 2024 06:10
Shtunë, 2 Nëntor 2024, 06:10
FOTO: olympicbg.org
Madhësia e shkronjave
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita do të qëndrojë aty deri më 15 nëntor, bëjnë të ditur organizatorët nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në Shkenca Natyrore (SOOPN).
Ekspozita është një edicion special i projektit "Iluministët e mi", kushtuar ekipeve kombëtare olimpike bullgare në matematikë, fizikë, kimi, informatikë, biologji, gjuhësi, astronomi dhe astrofizikë, inteligjencë artificiale. Projekti përmban informacione për kontributin e Bullgarisë në zhvillimin e shkencës ndër të rinjtë në mbarë botën me themelimin e disa prej olimpiadave, duke përfshirë Olimpiadën Ndërkombëtare në Informatikë (themeluar në 1989) dhe Olimpiadën Ndërkombëtare në Inteligjencën Artificiale (themeluar në 2024).
Pas datës 15 nëntor, projekti do të prezantohet në Aeroportin e Sofjes, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe në një sërë qytetesh të vendit nga janë disa nga olimpistët.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova