Artikull
Një tërmet nga rajoni i Halkidiki është ndjerë në Bullgari
Hënë 4 Nëntor 2024 07:19
Hënë, 4 Nëntor 2024, 07:19
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës, kishin epiqendër rreth 60 km nga Selaniku në det, në një thellësi prej 11 km. Qendra Evropiane Sizmologjike raportoi se u regjistruan akoma disa lëkundje të tjera më të dobëta. Tërmeti u ndje edhe në Bullgari, në qytetet Petriç, Goce Dellçev, Bllagoevgrad, Sofje dhe Plovdiv. Nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
"Ky është një tërmet i fortë sipërfaqësor në një çarje të mesme që po e shohim për herë të parë, pasi nuk ishte në bazën e të dhënave të observatorit," tha Athanasios Ganas, drejtor i departamentit të kërkimit të Institutit Gjeodinamik në Observatorin Kombëtar në Athinë. Ganas theksoi se “në përgjithësi, tërmeti nuk është shkak për shqetësim” dhe nuk ka rrezik për cunami.