Artikull
Bullgaria nënshkroi një kontratë për kapacitete të reja bërthamore me "Westinghouse" dhe "Hyundai"
Hënë 4 Nëntor 2024 14:06
Hënë, 4 Nëntor 2024, 14:06
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit inxhinierik, me vlerë nga 350 milionë deri në 370 milionë dollarë amerikanë, do të duhet t’i japë një përgjigje brenda një viti pyetjes se sa do të na kushtojë ndërtimi i njësisë së re të 7-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Sipas planeve të qeverisë së përkohshme, një pjesë e aktiviteteve për ndërtimin e njësisë së re do të mbulohet nga fondet nga shitja e ardhshme në Ukrainës e pajisjeve të projektit të parealizuar të Centralit Atomik Elektrik “Belene”. Ministri në detyrë i energjetikës Vlladimir Malinov theksoi se duket gjithnjë e më realiste që Bullgaria të jetë e para në Evropë që do të ketë njësi bërthamore të përdorur sipas teknologjisë së “Westinghouse” AP 1000.
Gjatë nënshkrimit të kontratës, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se projekti për kapacitetet e reja "do të kontribuojë në diversifikimin dhe stabilitetin e energjisë bërthamore në Bullgari dhe në mbarë Evropën Juglindore".
Publikoi / Publikuan: БНР екип