Artikull
Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale
Mërkurë 6 Nëntor 2024 10:05
Mërkurë, 6 Nëntor 2024, 10:05
Dobrin Ivanov
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për kontestin - proceduralo-juridike dhe materiale-juridike, tha për BNR drejtori ekzekutiv i Asociacionit, Dobrin Ivanov. Proceduralet janë se qeveria llogariti gabimisht rritjen e pagës minimale nga 933 leva (470 euro) në 1077 leva (543 euro) pa qenë në përputhje me aktet ndërkombëtare që Bullgaria ratifikoi. Si arsyetime materiale tregohet se viti 2025 “do të jetë i veçantë në lidhje me tregun e punës dhe të ardhurat. Arsyet për këtë janë 2 – gjendja e ekonomisë së Bullgarisë, të BE-së dhe të botës”, thotë Ivanov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип