LAJME

Artikull

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

Mërkurë, 6 Nëntor 2024, 11:16

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

FOTO: tourism.government.bg

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët turistik - "Marka Ballkani" dhe përmirësimi i lidhjes ajrore midis kryeqyteteve ballkanike. Ideja e “Marka Ballkani” u mbështet nga kolegët e ministrit Milloshev. Koncepti ka për qëllim lehtësimin e udhëtimit midis vendeve dhe ofrimin e një eksperience unike për turistët që përfshin vizitimin e më shumë se një destinacioni ballkanik në një udhëtim. Në sajë të kësaj ideje, Ballkani mund të tërheqë edhe më shumë turistë nga tregjet jashtë shtetit, njoftoi Ministria e Turizmit.

Publikoi / Publikuan: БНР екип