LAJME

Artikull

Qendra kinematografike Bojana, afër Sofjes, së shpejti do të ketë konkurrencë nga Bozhurishte

Enjte, 7 Nëntor 2024, 07:07

Foto: Zonat Industriale të Kompanisë Kombëtare

Foto: Zonat Industriale të Kompanisë Kombëtare

Madhësia e shkronjave

Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit, në një sipërfaqe prej mbi 30 mijë metrash katrorë. Kontrata për shitblerjen e fushës do të nënshkruhet në fund të muajit nëntor, njoftoi Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë. Investimi do të krijojë 40 vende pune të përhershme dhe afro 1000 vende pune të përkohshme. Kompania private xhiroi tashmë një numër të madh projektesh të huaja komerciale, muzikore dhe filmike, duke u ofruar klientëve të saj lokacionet e xhirimeve në Bullgari që rikrijojnë rrugë në qytetet kryesore perëndimore dhe vende të tjera specifike. Portofoli i kompanisë përfshin reklama për markat me famë botërore të automobilave dhe kozmetikës, si dhe video muzikore të yjeve si Martin Garrix, Michael Bublé dhe Rita Ora.

Publikoi / Publikuan: БНР екип