Artikull
Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO
Dielë 10 Nëntor 2024 03:45
Dielë, 10 Nëntor 2024, 03:45
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Komunës së Bllagoevgradit dhe Ambasadës së Polonisë në vendin tonë.
Vizatimi shumëngjyrësh është vepër e krijuesve të talentuar të studios së grafiteve “The Graffs”. Projekti i tyre është ndër fituesit në konkursin “Bullgaria – më e bukur në NATO”, të mbajtur nga Ministria e Punëve të Jashtme. Bllagoevgrad është ndër qytetet e zgjedhura për artin e grafitit, për shkak të frymës së tij rinore dhe traditave të ruajtura. Nëpërmjet imazheve të grafitit, organizatorët shpresojnë të tërheqin vëmendjen e të rinjve në veçanti dhe të ngjallin interesin për tema pak të njohura të punës së NATO-së, si dhe të rrisin njohuritë për anëtarësimin e Bullgarisë në organizatën ndërkombëtare.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA