MUZIKË

Artikull

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Martë, 12 Nëntor 2024, 04:15

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

FOTO: SoFest

Madhësia e shkronjave

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme.
Dhe këtë herë SoFest Autumn tërheq dashamirët e xhazit me pjesëmarrjen e dy formacioneve ndërkombëtare – të kuintetit nga Holanda "The Fours" dhe të "Thanos Stavridis Quartet" nga Greqia.

Квинтет „The Fours“

FOTO: Facebook /SoFest Autumn 2024

Në dy mbrëmjet e fundit – 16 dhe 17 nëntor – do të mbahen dy koncerte shumë të veçanta. Më 16 nëntor, këngëtarja me një zë unik - Roberta - do të prezantojë interpretimin e saj të këngëve më të njohura të Janis Joplin. Mbyllja e SoFest 2024 është rezervuar për “Fondacijata” (“Fondacioni” ) me një koncert në kujtim të këngëtarit të paharrueshëm Kirill Mariçkov.

„Фондацията“

Më 17 nëntor, muzikantët do të performojnë jo vetëm hitet e njohura, por edhe aranzhimet e tyre të reja akustike. Së bashku me Dobrin Vekillov - Doni, Ivan Leçev, Sllavço Nikollov dhe Venko Poromanski, në mbrëmjen e së dielës në Sofia Live Club do të jenë  mysafirët e tyre special - një nga zërat më të njohur dhe më të dashur të rock-ut bullgar - vokalisti i B.T.R. Atanas Penev dhe Valldi Totev - kompozitor, vokalist dhe pianist i grupit "Shturcite".

Наско Пенев

Foto: BGNES, Facebook /Common People, Facebook /SoFest Autumn 2024
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип