LAJME

Artikull

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për formimin e një qeverie të rregullt

Mërkurë, 13 Nëntor 2024, 11:15

Dimitër Gllavçev

Dimitër Gllavçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në fillim të mbledhjes së rregullt të Këshillit të Ministrave, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për formimin e qeverisë. Sipas tij, "kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë për t'u udhëhequr nga interesat e popullit". Qeveria e përkohshme, sipas Gllavçevit, nuk e pengon formimin e asaj të rregullt, por përkundrazi. Kryeministri në detyrë rikujtoi se qeveria teknike i ka përmbushur obligimet sipas Kushtetutës dhe ky është “mendimi i vëzhguesve ndërkombëtarë”.