LAJME

Artikull

Partia “Vëzrazhdane” publikoi të dhëna nga hetimi i tyre për votimin e 27 tetorit

Mërkurë, 13 Nëntor 2024, 11:46

Dejan Nikollov

Dejan Nikollov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në një konferencë për media në Parlament, Dejan Nikollov, kryetar i partisë "Vëzrazhdane" - Sofje, bëri të ditur se sipas llogaritjeve të partisë së tij, vota e blerë është nga 400 000 deri në 500 000 vota. "Vëzrazhdane" dha shembuj me seksione zgjedhore, në të cilat ka një rënie, ose kërcim të fortë të votave për një forcë politike në zgjedhjet e fundit të 27 tetorit, krahasuar me ato të mëparshme. Dejan Nikollov theksoi se në 90% të rasteve në të cilat ka anomali të çuditshme në rezultatet e zgjedhjeve, bëhet fjalë për fshatra. Sipas Nikollovit, këto të dhëna janë arsye për të kontaktuar institucionet përkatëse, për të hetuar dhe parandaluar blerjen e votave në zgjedhjet e ardhshme.