Artikull
Ambasadori turk në Rumani kërkoi ndërtimin e autostradës Bukuresht-Sofje
Premte 15 Nëntor 2024 07:11
Premte, 15 Nëntor 2024, 07:11
FOTO: Ambasada e Turqisë në Rumani
Madhësia e shkronjave
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria rumune, diplomati tha se është e papranueshme që vendi të mos ketë rrugë me shpejtësi të madhe në rrugën Bukuresht – Stamboll apo Bukuresht – Sofje, përcjell “Digi24”, cituar nga BTA. "Pse nuk kemi autostradë Bukuresht-Stamboll? Është e pabesueshme që nuk e kemi. Është 600 kilometra dhe na duhen dhjetë orë për të udhëtuar! Është e papranueshme. Pesë orë! Duhet t'i bëjmë pesë orë," komentoi ambasadori. "Bukuresht-Sofje. Pse nuk kemi një autostradë? Ne duhet të takohemi dhe të punojmë vërtet në këto projekte. Dhe pasi t'i sigurojmë ato, duhet t'i zgjerojmë në të gjithë rajonin e Detit të Zi," tha gjithashtu Altan. Autostrada mes Sofjes dhe Stambollit ekziston që nga viti 2015, kujton “Digi24”.
Publikoi / Publikuan: БНР екип