EKONOMI

Artikull

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Premte, 15 Nëntor 2024, 10:25

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1.9%, ndërsa eksportet - me 0.1%.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, Prodhimi i Brendshëm Bruto në periudhën korrik – shtator të këtij viti në arrin 53  2929 miliardë leva (27,2 mlrd.euro) dhe vlera e shtuar e realizuar është 46 3387 miliardë leva (23,6 mlrd euro).
Të ardhurat totale tremujore për person familjar për tremujorin e tretë është 3351 leva (1713 euro), ndërsa shpenzimet – 3153 leva (1612 еuro), rritja e të ardhurave është 16,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.