Artikull
Policia me veprimet e saj parandaloi pasoja të rënda nga protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov”
Premte 15 Nëntor 2024 15:44
Premte, 15 Nëntor 2024, 15:44
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punëve të Brendshme, thekson në një raport drejtuar kryeministrit në detyrë, Dimitër Gllavçev, se shkak për përshkallëzimin e protestës para Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, janë bërë veprimet e drejtorit të teatrit, Vasill Vasilev, të cilat nuk ishin dakorduar me policët e pranishëm.
Më 7 nëntor, kur u zhvillua premiera e shfaqjes “Armët dhe njeriu” me regji të John Malkovich, disa qindra nacionalistë rrethuan Teatrin Popullor dhe penguan ata që kishin blerë bileta për të hyrë në godinë. Viktimat e agresionit më pas u ankuan se policia nuk i ka mbrojtur. Një orë para shfaqjes, drejtori i teatrit doli në mesin e demonstruesve për të folur me ta, por ata filluan ta sulmojnë dhe policia e shtyu përsëri në ndërtesë.
Sipas raportit të MPB-së, policia me veprimet e saj ka parandaluar pasojat e rënda nga përdorimi i produkteve piroteknike dhe ka ndihmuar në mbrojtjen e pronës shtetërore, komunale dhe private para teatrit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип