LAJME

Artikull

Në Stara Zagora, fillojnë t'i dërgojnë letrat Plakut të Vitit të Ri

Shtunë, 16 Nëntor 2024, 04:00

Foto: Teatri Shtetëror i Kukullave në Stara Zagora

Foto: Teatri Shtetëror i Kukullave në Stara Zagora

Madhësia e shkronjave

Duke filluar nga sot, 16 nëntor, të gjithë qytetarët e Stara Zagorës (Bullgaria Jugore) - nga më të vegjlit e deri tek më të moshuarit - do të mund t'i dërgojnë një letër Plakut të Vitit të Ri.
Në hollin e Teatrit Shtetëror të Kukullave në qytet është vendosur një kuti postare, ku do të grumbullohen mesazhet për plakun mjekërbardhë. Institucioni i kulturës garanton se ai do të lexojë secilën prej tyre dhe do t'u përgjigjet dërguesve që kanë treguar adresën e saktë.
Ceremonia e ndezjes së pemës së Krishtlindjes këtë vit në Stara Zagora do të kryhet nga një ekip i Teatrit të Kukullave. Me këtë rast, aktorët do të befasojnë banorët dhe mysafirët e qytetit me një shfaqje të përgatitur për këtë ngjarje nga regjisori Cveti Penjashki.
Pema e Krishtlindjes, e cila do të jetë e zbukuruar me edhe më shumë lodra se ajo e vitit të kaluar, do të ndizet më 5 dhjetor në prag të festës së Shën Nikollës.