SHOQËRI

Artikull

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Shtunë, 16 Nëntor 2024, 06:40

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

FOTO: eurochicago.com

Madhësia e shkronjave

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita me ngjyra dhe qindra zbukurime. Këtë vit ka mbërritur edhe një donacion special nga shoqata “Bëllgarka” (“Bullgarja”) – survaçka (thupër i dekoruar prej thane që përdoret nga fëmijët për të prekur shpinën e njerëzve për urime me rastin e Vitit të Ri) dhe dekorime për majën e pemës së Krishtlindjes, vë në dukje faqja eurochicago.com.

FOTO: eurochicago.com

Tradita e dekorimit të pemëve të Krishtlindjeve me dekorime të veçanta të krijuara nga vullnetarë nga komunitetet etnike të Çikagos filloi qysh në Luftën e Dytë Botërore. Me kalimin e kohës, numri i pemëve të festave rritet dhe këtë vit do të arrijë në afro 60. Pemët e gjata 6 metra do të dekorohen në mënyrë të pasur nga rreth një mijë vullnetarë nga komunitete të ndryshme etnike në Çikago dhe do të përfaqësojnë kulturat e ndryshme dhe traditat e festave të lidhura me Lindjen e Krishtit.

FOTO: eurochicago.com

Foto: eurochicago.com
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva