LAJME

Artikull

Ministri Najden Todorov: Ndarja e mjeteve për kulturën është e gabuar

Hënë, 18 Nëntor 2024, 09:05

Ministri Todorov

Ministri Todorov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pa ndryshim të sistemit, fondet për kulturën nuk do të ndahen siç duhet dhe do të vazhdojnë të jenë në mungesë. Para BNT-së, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës Najden Todorov deklaroi se ka përgatitur një strategji gjithëpërfshirëse për zhvillimin e kulturës në Bullgari, si dhe një projektligj për ndalimin e shterimit të mjeteve. Ministri Todorov gjithashtu theksoi se mungesa e qeverisë në tre vitet e fundit pengon zgjidhjen e problemeve në afat të gjatë. Është e nevojshme që buxheti për kulturë vitin e ardhshëm të jetë pak më i lartë, por mënyra e ndarjes duhet të jetë ndryshe, theksoi ministri Todorov. Ai shtoi se në dy muajt e fundit janë shpërndarë rreth dy milionë leva (rreth një milion euro) për riparimin e objekteve që lidhen me trashëgiminë tonë kulturore. Problemi, megjithatë, është se nuk ka para të mjaftueshme për të rregulluar gjithçka. Problemi kryesor në Bullgari është kontrolli, theksoi ministri Todorov dhe si shembull dha zgjedhjet e fundit të parakohshme.

Publikoi / Publikuan: БНР екип