Forcat tokësore bullgare shënojnë festën e tyre

Martë, 19 Nëntor 2024, 08:03

Monumenti i kapitenëve në Slivnica

Monumenti i kapitenëve në Slivnica

FOTO: armymedia.bg

Madhësia e shkronjave

Trupat tokësore në Bullgari po shënojnë festën e tyre ushtarake. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, theksohet se më 19 nëntori mbushen 139 vjet nga fitorja e lavdishme në Slivnica dhe 146 vjet nga krijimi i forcave tokësore bullgare. Kjo ditë është caktuar si festë e Forcave Tokësore me vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 1992 dhe me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes të vitit 1992. Ajo përkujton fitoren e parë të madhe të ushtrisë pas rivendosjes së shtetit bullgar në 1878.
Më 19 nëntor, këmbësoria bullgare zhvilloi betejën vendimtare në Slivnica, gjatë Luftës Serbo-Bullgare (1885).
Me këtë fitore u mbrojt akti i Bashkimit ndërmjet Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë dhe e drejta e popullit bullgar për të jetuar i bashkuar dhe i lirë.