LAJME

Artikull

Në Varna, u lutën për lirimin e dy marinarëve bullgarë të rrëmbyer nga hutët

Martë, 19 Nëntor 2024, 12:14

Një kuadro e rrëmbimit të anijes “Galaxy Leader”

Një kuadro e rrëmbimit të anijes “Galaxy Leader”

FOTO: Reuters/YouTube Screenshot

Madhësia e shkronjave

Sot bëhet një vit nga rrëmbimi nga hutët në Detin e Kuq të dy marinarëve bullgarë si pjesë e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”. Me këtë rast në tempullin e marinarëve “Shën Nikolla Mrekullibërës” në kryeqytetin tonë detar Varna (Bullgaria Verilindore) u mbajt një lutje për shëndetin dhe shpëtimin e bashkatdhetarëve tanë.
Në këtë ngjarje morën pjesë miq dhe të afërm të dy burrave, si dhe menaxheri i kompanisë, kapiteni Zolltan Sulaj. Sulaj raportoi se para disa ditësh dy marinarët bullgarë kanë folur me të afërmit e tyre dhe ata janë mirë. Ai shtoi se bullgarët nuk janë harruar dhe shteti bullgar përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidencës po punon fort për lirimin e tyre.