Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

Martë, 19 Nëntor 2024, 13:31

Një bullgare me çmimin prestigjioz Global Lifetime Achievement Women in Tech 2024

FOTO: MOVE BG

Madhësia e shkronjave

Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit në nivel global. Çmimi jepet nga Women in Tech Global - një organizatë ndërkombëtare me bazë në Paris që punon për të tërhequr dhe fuqizuar gratë në sektorin e teknologjisë.
Women in Tech Global Awards jepen për të shtatën vit në nëntë kategori. Një muaj më parë, Sasha Bezuhanova u shpall fituese për Evropën në kategorinë Lifetime Achievement Award, ndërsa në nëntor u nderua edhe me çmimin për një kontribut të përgjithshëm në nivel botëror. Women in Tech Global Awards 2024 u prezantuan më 14 nëntor në një ceremoni të veçantë në Paris.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë: