Artikull
Sindikatat kanë kërcënuar me protesta nëse pagat nuk rriten me 10%
Martë 19 Nëntor 2024 15:31
Martë, 19 Nëntor 2024, 15:31
FOTO: BGNES-arkiv
Madhësia e shkronjave
Për rritje pagash prej të paktën 10% në të gjitha fushat buxhetore dhe rritje më të ndjeshme të të ardhurave në arsim, shëndetësi dhe Ministrinë e Brendshme në vitin 2025 këmbëngul Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Në Burgas, lideri i sindikatës Pllamen Dimitrov tha se me një buxhet të balancuar rritja e propozuar është e mundur. Nëse kjo nuk bëhet, do të ketë protesta masive në shumë sektorë – shkolla dhe arsimi i lartë, bujqësia, kultura, shëndetësia etj.
Sindikata tjetër e madhe në vend – Konfederata e Punës “Podkrepa”, ka njoftuar sot se të varfrit që punojnë në vend janë rritur për 50% në vitet e fundit, ku përqindja e tyre është rritur nga 8% në afro 12%.
Publikoi / Publikuan: БНР екип