LAJME

Artikull

Priftërinjtë dhurojnë gjak në vigjilje të Ditës së Familjes së Krishterë

Mërkurë, 20 Nëntor 2024, 03:55

Akademia Ushtarake Mjekësore

Akademia Ushtarake Mjekësore

Madhësia e shkronjave

Edhe këtë vit, në prag të Ditës së Familjes së Krishterë, priftërinjtë dhe të afërmit e tyre do të dhurojnë gjak për pacientët në nevojë. Aksioni do të mbahet në Qendrën e Gjakut të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Kështu, me bekimin e Shenjtërisë së tij Daniil, Patriarkut të Bullgarisë dhe Mitropolitit të Sofjes, priftërinjtë e Mitropolisë e Sofjes do t'i bashkohen nismës "Bëhu një prej nesh! Dhuro gjak - shpëto një jetë!" të institucionit mjekësor.
Promovimi i dhurimit falas të gjakut është një nga misionet e Akademisë Ushtarake Mjekësore. Ajo organizon periodikisht fushata të tilla për të tërhequr vëmendjen e shoqërisë për dhurimin e gjakut si shprehje solidariteti.

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: