Artikull
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov: Ukraina duhet të marrë fonde nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse
Mërkurë 20 Nëntor 2024 07:34
Mërkurë, 20 Nëntor 2024, 07:34
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e ministrave të mbrojtjes.
Atanas Zaprjanov theksoi nevojën për t'i siguruar Ukrainës financimin e nevojshëm, duke përfshirë përdorimin e fondeve nga të ardhurat e jashtëzakonshme nga asetet e ngrira ruse.
Ndërkohë, vendi ynë shprehu mbështetjen e tij të vendosur për popullin heroik të Ukrainës në luftën e tij për liri, pavarësi, paqe dhe prosperitet. Në një qëndrim të publikuar nga Ministria jonë e Jashtme me rastin e mijëra ditëve nga fillimi i luftës, thuhet: “Terrori mizor rus nuk e theu shpirtin dhe guximin ukrainas gjatë këtyre 1000 ditëve të luftës dhe drejtësia do të mbizotërojë”.