LAJME

Artikull

Filluan protestat e taksistëve

Mërkurë, 20 Nëntor 2024, 08:24

Filluan protestat e taksistëve

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore.
“Ne duam një moratorium për çmimin e sigurimit të detyrueshëm “Përgjegjësi Civile” deri në hartimin e një mekanizmi të qartë ligjor përmes kodit të sigurimit për futjen e sistemit “bonus-malus” dhe vlerësimin e rrezikut të çdo shoferi në bazë të punës së tij individuale”, tha Krasimir Cvetkov, kryetar i Unionit Kombëtar të Taksistëve. Sipas tij, primi i sigurimit është rritur brutalisht - nga 300 në 1100 për qind.

Publikoi / Publikuan: БНР екип