Mërkurë 20 Nëntor 2024 13:29
Mërkurë, 20 Nëntor 2024, 13:29
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe procesi i integrimit evropian të vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Kondov vlerësoi lart kontributin e Presidencës shqiptare të CEI në zhvillimin e dialogut politik rajonal. Ai ripohoi mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për politikën e zgjerimit të BE-së në përputhje me parimin e meritave të veta. Kondov bëri thirrje gjithashtu për përparim në ndërtimin e Korridorit Nr.8, i cili është jetik për konektivitetin rajonal, integrimin ekonomik dhe sigurinë.
Në vitin 2025, presidenca e CEI-së merret nga Serbia.
Publikoi / Publikuan: БНР екип