LAJME

Artikull

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Mërkurë, 20 Nëntor 2024, 13:44

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

FOTO: Policia Kufitare

Madhësia e shkronjave

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton Zllatanov, ajo inspektoi pikën kufitare "Kapiten Andreevo" dhe kufirin e gjelbër për t'u njohur me përparimin e bërë që nga vizita e saj e fundit. Ambasadorja austriake u takua edhe me punonjës të korpusit të përhershëm të Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare – Frontex, mes të cilëve edhe policë austriakë, me të cilët bisedoi për punën e tyre të përbashkët me kolegët bullgarë.
Vendi ynë pret që Austria të heqë veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen. Vetoja është për shkak të shqetësimeve të Austrisë për rritjen e migrimit të parregullt.