LAJME

Artikull

Një mjeshtër kuzhinier nga Italia dhe të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të gatuajnë së bashku një drekë italiane

Enjte, 21 Nëntor 2024, 03:25

Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori

Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori

FOTO: chefdanielepriori.it

Madhësia e shkronjave

Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM - AUMM" sipas një recete napolitane, e cila përgatitet me patëllxhanë, domate, hudhër, vaj ulliri dhe borzilok. Për ëmbëlsirë, kuzhinierët e rinj do të përgatisin një cheesecake italian. Nisma "Le të gatuajmë një drekë italiane" është pjesë e edicionit të nëntë të Javës Botërore të Kuzhinës Italiane. Shef Daniele Priori lindi në Napoli, ka mbi 30 vjet përvojë në kuzhinën e restoranteve dhe hoteleve të famshme në Itali dhe në mbarë botën.