LAJME

Artikull

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Enjte, 21 Nëntor 2024, 08:21

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

FOTO: BGNES/MPJ

Madhësia e shkronjave

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit ministror të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore në Tiranë.
Ivan Kondov e përgëzoi Igli Hasanin për progresin e arritur në zbatimin e reformave evropiane, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Nga pala shqiptare u shpreh mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në takimin ministror, ministri bullgar konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për politikën e zgjerimit të BE-së në përputhje me parimin e meritave të veta.