LAJME

Artikull

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Premte, 22 Nëntor 2024, 04:10

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe zhgënjimeve, gëzimeve dhe hidhërimeve, festimeve dhe disfatave, aspiratave dhe dëshirave" të popullit bullgar, shkruan Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse bullgare në faqen e tij të internetit. Në njoftim thuhet se me rastin e njëqindvjetorit do të mbërrijnë në Bullgari delegacione të të gjitha kishave ortodokse vendore për të marrë pjesë në kremtimin e kishës sonë.
Mbrëmjen e 22 nëntorit, në Katedralen e Patrikanës do të mbahet liturgjia e mbrëmjes, me shpërndarjen e bukës për besimtarët, ndërsa të nesërmen në mëngjes më 23 nëntorin, Shenjtëria e tij Patriarku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes do të shërbejë Liturgjinë e Shenjtë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë: