Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në 1878". Ky vit shënon 100 vjetorin e shenjtërimit të saj.
Kush është Shën Aleksandër Nevski, emrin e të cilit mban tempulli? Ai lindi në vitin 1220. Jetoi në kohën kur tokat ruse ishin nën sundimin tatar. Aleksandri ishte princi i rajonit të Novgorodit. Gjatë mbretërimit të tij, mbreti suedez me një ushtri të madhe u nis kundër Novgorodit. Princi Aleksandër mori përsipër mbrojtjen e qytetit të tij, duke ia besuar të gjitha shpresat e tij për fitore Zotit. Të dy ushtritë u takuan në lumin Neva. Princi i Novgorodit, me ndihmën e Zotit, fitoi një fitore të lavdishme, për të cilën u quajt "Nevski".
Më shumë detaje rreth historisë së tempullit do të gjeni në materialet e mëposhtme nga koleksioni i Radio Bullgarisë.