LAJME

Artikull

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Shtunë, 23 Nëntor 2024, 12:05

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç – 38.6% ose 703 200 persona. Në të gjitha grupmoshat mbizotërojnë udhëtimet e brendshme. Shumica e udhëtimeve turistike brenda dhe jashtë vendit ishin për qëllime pushimi dhe ekskursioni.
Shpenzimi mesatar për një udhëtim me qëllim personal për person ishte 499 leva në vend dhe 849 leva jashtë vendit, dhe në aspektin profesional – përkatësisht 289 leva dhe 1233 leva.