KULTURË

Artikull

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Dielë, 24 Nëntor 2024, 07:00

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

FOTO: Мuzeu Rajonal i Shkencave të Natyrës

Madhësia e shkronjave

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra. Banorët e Plovdivit dhe mysafirët e qytetit mund t'i shohin pikturat në ndërtesën e administratës lokale dhe në atë të Muzeut Rajonal të Shkencave të Natyrës.
Pjesë e ekspozitës është e ashtuquajtura "Pema e dëshirave", e bërë tërësisht nga materiale të ricikluara, e cila mblodhi ëndrrat dhe dëshirat e banorëve të Plovdivit gjatë festivalit në shtator. Kushdo që dëshiron do të mund të lërë sërish propozimin e tij për krijimin e një qyteti më të qëndrueshëm. Urimet e mbledhura do të shkruhen në një letër dhe do t'i dërgohen bashkisë. Instalacioni "Pema e dëshirave" është krijuar nga Mira Mohsen. Nga data 1 deri më 10 dhjetor do të ekspozohet edhe në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në qytetin nën kodra.
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: Muzeu Rajonal i Shkencave të Natyrës
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello