Artikull
Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë
Hënë 25 Nëntor 2024 07:45
Hënë, 25 Nëntor 2024, 07:45
FOTO: Ministria e Arsimit dhe e Shkencës
Madhësia e shkronjave
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së fundit, i disponueshëm në bggpt.ai. "Bullgaria bëhet vendi i parë në Evropë që lëshon aplikacionin e vet të bisedës për përdorim nga shoqëria, bazuar në modelet e veta gjeneruese të krijuara në Bullgari", tha themeluesi i INSAIT Prof. Martin Veçev dhe demonstroi aftësitë e versionit të ri të BgGPT.
Në aplikacion mund të bëhen të gjitha llojet e pyetjeve - nga zgjidhja e problemeve në fushën e matematikës, kimisë, fizikës, përmes shkrimit të projekteve krijuese, deri te pyetjet në lidhje me recetat e gatimit, sportet, udhëtimet dhe shumë më tepër. Chat-i i ri BgGPT është gati katër herë më i fuqishëm se versioni i tij i mëparshëm, i cili doli në mars të këtij viti.
Me teknologjinë e re, BgGPT ka potencialin të bëhet gjithnjë e më i mirë në varësi të numrit të njerëzve që e përdorin atë, prandaj e gjithë shoqëria bullgare mund të marrë pjesë në konfirmimin e saj.
Lexoni më shumë:
Publikoi / Publikuan: БНР екип