Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij, ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e parë të bullgarëve. Pas vdekjes së ShenMetodij në vitin 885 të dëbuar nga Moravia, Shtatë Shenjtorët erdhën në Bullgari.Mbreti Boris i pranoi dhe i caktoi të arsimonin popullin.Klimenti themeloi një shkollë arsimore në Ohër me 3050 nxënës. Mbreti Simeon në vitin 896 e emëroi peshkop të Drembicës ose Velicës, në dioqezën e së cilës përfshihej Ohri. Ai ishte peshkopi i parë bullgar që shkëlqeu në vepra dhe bëri mrekulli - vdiq në vitin 916.
Shën Kliment Ohridski është mbrojtësi shpirtëror i institucionit të parë bullgar të arsimit të lartë – Universitetit të Sofjes, i cili mban emrin e shenjtorit.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë: