LAJME

Artikull

Një tendencë e vazhdueshme e rritjes së rasteve të dhunës në familje

Hënë, 25 Nëntor 2024, 12:54

Një tendencë e vazhdueshme e rritjes së rasteve të dhunës në familje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Me këtë rast sot nis një fushatë parandaluese kombëtare me titull “Jo më dhunë në shtëpi”, e cila do të mbahet së bashku me UNICEF-in brenda 16 ditëve.
“Qëllimi është të tërheqë vëmendjen e publikut për faktin se dhuna prek të gjithë - gra, burra dhe fëmijë, dhe nuk duhet toleruar në asnjë formë”, tha Kryeinspektorja Zornica Shumanova, shefe e sektorit “Dhuna në Familje” në Policinë Kombëtare.
Nga fillimi i vitit deri më 30 tetor janë pranuar 4320 urdhra mbrojtjeje në Drejtoritë Rajonale të Policisë në vend, kundrejt 3631 për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i grave që janë bërë viktima të dhunës në familje është rritur me 15% - e njëjta përqindje vlen për viktimat meshkuj, ndërsa për fëmijët rritja është 13%. Rastet e lëndimit të lehtë ose të mesëm trupor në shtëpi janë rritur me 130%, informon kryeinspektorja Zornica Shumanova.