Martë 26 Nëntor 2024 04:25
Martë, 26 Nëntor 2024, 04:25
FOTO: YouTube /Dimitar & Hristo
Madhësia e shkronjave
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer ".
Albumi përfshin tetë këngë, disa prej të cilave do të kenë premierë live në koncertin e dyshes më 27 nëntor në Qendrën Kulturore “Iskër” në Sofje. Në skenën pranë Dimitërit dhe Hristos dhe projektit "Makinat e kohës" do të jenë të ftuar shumë muzikantë: Stanisllav Sllanev - Stenli, trio Fida (e njohur nga formati televiziv "Zëri i Bullgarisë"), Stefan Illçev, Kamen Vodeniçarov etj.
Kënga " I pathyer ", e cila ia dha emrin albumit, përzien stilin e krijuar tashmë të dyshes me një rol pak më të papritur - dëgjoni!
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип