Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i shtetit u tha diplomatëve të ardhshëm se roli i diplomacisë do të rritet me kalimin e kohës. “Historia ka treguar se vendimet e këqija diplomatike mund të çojnë lehtësisht në luftë, varfëri dhe vuajtje. Diplomacia e mençur mund të parandalojë luftën, të rivendosë paqen dhe të sjellë stabilitet dhe përparim”, theksoi ai. Rumen Radev rikujtoi se Bullgaria ishte ndër dhjetë vendet e para që njohën pavarësinë e Vietnamit në vitin 1950. Që nga viti 1972 deri në vitin 1989 mbi 30 mijë vietnamezët punuan në vendin tonë dhe 5 mijë morën diploma për arsim të lartë në universitetet tona. “Jemi krenarë që me njohuritë, aftësitë dhe përvojën e fituar në Bullgari, të gjithë këta njerëz arritën të kontribuojnë në zhvillimin e Vietnamit”, tha presidenti.