Artikull
Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit
Mërkurë 27 Nëntor 2024 12:08
Mërkurë, 27 Nëntor 2024, 12:08
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin të Vietnamit theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një partner tregtar për Bullgarinë. "Ne jemi këtu për të kërkuar miq dhe partnerë që nuk kufizohen në tregti, për të zhvilluar së bashku kërkime, hulumtime, teknologji, për të prodhuar së bashku, për të hyrë në tregjet e vendeve të treta së bashku", tha presidenti, i cili është për vizitë në Vietnam. Duke theksuar përshtypjet e tij pozitive për zhvillimin dhe suksesin e qytetit Hoshimin si një qendër biznesi dhe ekonomike të Vietnamit, kreu i shtetit vuri në dukje se, ashtu si Vietnami edhe Bullgaria, ka një vendndodhje strategjike. Sipas presidentit, vendi ynë është në rrugën mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Azisë dhe pjesës tjetër të Evropës dhe kjo nuk mund të anashkalohet.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë: